Program për klinika · Kosovë dhe Shqipëri

Gjithë klinika juaj, në një program. Në shqip.

Kalendari, kartela elektronike, ekografia dhe printimet, të ndërtuara për mjekë dhe recepsion që punojnë së bashku. Për një ordinancë me një mjek ose një poliklinikë të tërë.

  • 100% në shqip
  • Ruajtje automatike
  • Për një ose shumë mjekë
  • Ekografia e integruar
klinika.health
KlinikaKalendariPamja e ditësPacientët

Dr. A. Hoxha

09:00E. Berisha
09:30L. Gashi
10:00R. Krasniqi
10:30D. Morina
11:00A. Shala

Dr. V. Rexhepi

09:00B. Ahmeti
09:45N. Bytyqi
10:30F. Kastrati
11:00G. Zeka

Fusha · E-kartela

Shënimet ruhen vetë. Gjithmonë.

Kartela elektronike e ruan çdo shënim automatikisht ndërsa shkruani: në çdo pauzë, në çdo ndërrim faqeje, madje edhe kur kompjuteri fiket papritur. Historiku i plotë i pacientit hapet në sekonda dhe çdo vizitë e kaluar është një klik larg.

  • Ruajtje automatike pas çdo ndryshimi
  • Historiku i plotë i vizitave në një ekran
  • Kërkim i pacientit në sekonda

Vizitë e re · E. Berisha

E ruajtur

Ankesa

Temperaturë dhe kollë prej dy ditësh…

Diagnoza · ICD-10

J06.9Infectio acuta viarum respiratoriarum superiorum

Terapia

Paracetamol sirup 120mg/5ml…

Fusha · Ekografia

Nga aparati i ultrazërit, direkt në kartelë.

Aparati juaj ekzistues i ekografisë lidhet me Klinika përmes standardit DICOM. Ekzaminimet shfaqen automatikisht te vizita e pacientit, pa USB, pa CD dhe pa fotografi të printuara që humbasin nëpër dosje.

  • Funksionon me aparatet DICOM ekzistuese
  • Pamjet hapen direkt nga kartela
  • Çdo ekzaminim i lidhur me vizitën përkatëse

Ekzaminimet · R. Krasniqi

DICOM
DICOM
DICOM

Ekzaminim me ultrazë · i lidhur me vizitën e 14.03

Fusha · Printimet

Dokumente zyrtare, si i kërkon praktika jonë.

Vërtetimet dhe raportet printohen nga kartela me një klik, të formatuara sipas praktikës së Kosovës dhe me hapësirën standarde për vulën tuaj fizike. Ligji kërkon vulë të vërtetë, jo imitim digjital.

  • Vërtetime mjekësore me një klik
  • Hapësira standarde për vulën fizike
  • Dokumentet rigjenerohen gjithmonë nga të dhënat

VËRTETIM MJEKËSOR

Mjeku

Vendi
i vulës

Fusha · Grafikët e rritjes

Rritja e fëmijës, e lexueshme me një shikim.

Matjet e peshës, gjatësisë dhe perimetrit të kokës vizatohen automatikisht mbi percentilet e OBSH-së. Kurba e fëmijës ndërtohet vizitë pas vizite dhe i tregohet prindit direkt në ekran.

  • Percentilet zyrtare të OBSH-së
  • Vizatim automatik nga çdo matje
  • Kurba e plotë që nga lindja

Pesha për moshë · 0–24 muaj

OBSH
P97P50P3

Pse Klinika

Ndërtuar këtu, jo i përkthyer nga larg

Programet e huaja nuk e njohin vulën fizike, recetën tonë dhe mënyrën si punon një klinikë në Kosovë e Shqipëri. Klinika është ndërtuar pikërisht për të.

100% në shqip

Jo përkthim i një programi të huaj: çdo etiketë, çdo mesazh dhe çdo dokument është shkruar në shqip që nga fillimi.

Formularë sipas klinikës suaj

Fushat e vizitës përshtaten me mënyrën si punon klinika juaj, jo formulari i njëjtë për të gjithë.

Të dhënat janë tuajat

Kartelat e pacientëve ju përkasin juve. Eksport i plotë në çdo moment, pa kushte dhe pa pagesa shtesë.

Vula mbetet fizike

Ligji i Kosovës kërkon vulë fizike, prandaj dokumentet tona printohen me hapësirën standarde për të. Pa vula digjitale dhe pa improvizime.

Mbështetje lokale

Ekipi ynë është këtu: përgjigjemi në shqip, e njohim punën e klinikave tona dhe vijmë te ju kur duhet.

Migrim pa humbje

Të dhënat nga programi juaj i vjetër i kalojmë ne, si pjesë e instalimit. Historiku i pacientëve nuk fillon nga zero.

Në përdorim të përditshëm në DonetaMED në Prizren, klinika pediatrike e Dr. Taulant Shalës.

Së shpejti

Ajo që vjen më pas

Klinika zhvillohet çdo javë, në bashkëpunim me mjekët që e përdorin. Këto janë hapat e radhës.

Së shpejti

Rikujtesa në Viber dhe WhatsApp

Pacientët marrin rikujtesë automatike për terminin, aty ku i lexojnë vërtet mesazhet.

Së shpejti

Raporte për siguruesit privatë

Dokumentacioni për kompanitë e sigurimeve gjenerohet nga të dhënat e vizitës, jo me dorë.

Së shpejti

Raporti mjekësor dhe pushimi mjekësor

Raportet për punëdhënës dhe institucione printohen nga vizita, të formatuara si duhet.

Së shpejti

Urdhëresat e laboratorit

Analizat kërkohen nga kartela dhe rezultatet kthehen aty ku duhet, te vizita e pacientit.

Së shpejti

Vetë-rezervimi i termineve

Pacientët e zgjedhin terminin e lirë vetë, online në shfletues, pa e zënë linjën e recepsionit.

Së shpejti

Shënime klinike me AI, në shqip

Përmbledhje automatike të vizitës dhe plotësim më i mençur, i ndërtuar për gjuhën shqipe.

Së shpejti

Gati për fiskalizim

Kur fiskalizimi elektronik të bëhet i detyrueshëm për klinikat, Klinika do të jetë gati e para.

Shiheni Klinika me të dhënat e klinikës suaj.

Një demo zgjat 30 minuta, online ose te ju. Pa detyrime dhe pa instalime paraprake.

Kërko demo